"Gjuni mer gjuni"/ Berisha futet live në TikTok, fansat e "bombardojnë" me dhurata (FOTO)

5 November 2022, 14:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Gjuni mer gjuni"/ Berisha futet live në TikTok, fansat e
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve që i kanë dërguar përmes komenteve në rrjetin social Facebook.

Por përveç kësaj të fundit, ai e ka transmetuar "live" bisedën edhe në dy rrjetet e tjera sociale Instagram dhe Tik Tok.

Tek kjo e fundit, aplikacioni të jep mundësinë që të dërgosh edhe dhurata të ndryshme dhe fansat e Berishës duket se nuk janë kursyer aspak për të. 

Berisha ka shkuar në Tik Tok në kohë reale deri në 1500 shikues të cilët i kanë dërguar dhurata nga më të ndryshmet, si të gjitha llojet e kapelave, zemrave, arusha, trëndafila, etj. 

Për më shumë, shikoni foto-galerinë e mëposhtme.



Video