A ka oligarkë Tirana? Kandidatët e primareve të PD-së, nuk thonë dot një emër

5 November 2022, 14:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A ka oligarkë Tirana? Kandidatët e primareve të PD-së, nuk

Gazetari Çim Peka në emisionin e tij dje, u ka bërë një pyetje të thjeshtë kandidatëve për primaret e PD për Tiranën, Ilir Alimehmetit, Belind Këlliçit, Adriana Kalajës dhe Gerti Bogdanit. Peka pyeti nëse Tirana ka oligarkë dhe cilët janë ata me emra, por asnjëri prej kandidatëve s’ka mundur të thotë një emër.
 
Jo se nuk i dinë, por s’e nuk i thonë dot për arsyet që i dinë ata vetë. Të 4 kandidatët u kthyen në "memecë", duke hedhur akuza vetëm mbi kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama.

Pak ditë më parë, Veliaj deklaroi se nëse opozita i akuzon ndërtuesit në Tiranë si oligarkë dhe njerëz që pastrojnë para, duhet të flasin me emra dhe mbiemra konkretë. VoxNews është e vetmja media që i përmend me emra oligarkët në Shqipëri.


Video