Salianji dhe Duma kundër bojkotit, shkojnë në seancën e votimtit të Begajt si president; ja ç'thonë

4 June 2022, 18:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Salianji dhe Duma kundër bojkotit, shkojnë në seancën e
Duma dhe Salianji

Dy deputetët e PD-së, Ervin Salianji dhe Grida Duma kanë mbërritur para pak minutash në Kuvend, ku do të zhvillohet seanca për votimin e Bajram Begajt si president i Republikës. Ata shprehen kundër bojkotit.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës, Salianji tha se nga procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk kanë fituar asgjë, pasi sipas tij, Rama nuk lëshon asgjë.

“Partia Demokratike është djegur, por mban kosto nga e kaluara.Që nga nisja e këtij procesi, kam qenë kundër uljes me Edi Ramën. Është padiskutim për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD-së që nga padijenia politike, ulen dhe krijojnë perceptime sikur PD po merr pjesë në proces. Nuk kemi fituar asgjë nga ky proces, Edi Rama nuk lëshon asgjë. E nxorri Presidentin nga zarfat e tij. Jam këtu për të respektuar institucionet. Unë nuk do të marrë pjesë në votim. Nuk jam për bojkot, por s’do marr pjesë në votim” – tha Salianji.

Ndërsa Duma tha se duhen respektuar institucionet., teksa sa i takon kandidaturës së Bagajt ajo tha se nuk e paragjykon.

“Kam qenë kundër bojkoteve. Me gjithë dyshimin që kam pasur kam ditur të bëj kritiken ndaj bojkoteve. Nuk duhet të ketë bojkote.

Qëndrimin e kam thënë, profilin e njoh pak, individin Bega. Gjithsesi nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet sepse e njoh pak. Nuk paragjykoj as për mirë as për keq. Unë e di që ka shumë për të bërë që institucionet të gëzojnë demokraci. Kam thënë që Presidenti duhet ta kishte propozuar opozita, por erdhëm deri këtu.” tha Duma.


Video