Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kandidati i mazhorancës për President, Bajram Begaj ka plotësuar formularin e dekriminalizimit para se të votohet në orën 18:00 në Kuvend si kreu i ri i shtetit.
Nga të gjitha të dhënat e deklaruara në formular, Bajram Begaj rezulton të jetë një figurë e pastër. Pyetjeve në formular, Bajram Begaj i është përgjigjur negativisht, që do të thotë se nuk ka probleme me ligjin.
Kandidati i PS-së për të mbajtur postin e Presidentit ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë, nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë proces hetimit. Gjithashtu nuk ka ndryshuar as emër dhe mbiemër.





