Lindita Nikolla i drejtohet vetes për Bajram Begajn, ISP kritika kryetares së Kuvendit

4 June 2022, 13:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lindita Nikolla i drejtohet vetes për Bajram Begajn, ISP kritika kryetares
Lindita Nikolla

"E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit", kështu nis shkresa e socialistësve drejtuer kryeparlamentares Lindita Nikolla ku e vënë në dijeni për kandidaturën e Bajram Begajt për kreun e ri të shtetit, por ajo që vihet re se një nga dërgueset e kësaj shkrese është vetë zonja Nikolla.

Firma e saj është e treta në rresht në shkresën e socialistëve dhe i bie që Lindita Nikolla i drejtohet vetes së saj. Lidhur mbi këtë detaj ka ardhur një reagim dhe nga Instituti i Studimeve Politike, i cili drejton kritika drejt kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Sipas ISP-së, jë person politik dhe institucional nuk mund t’i drejtojë kërkesë vetvetes, sidomos në një akt të tillë me vlerë kushtetuese e gjurmë referuese për memorien historike dhe institucionale, ndaj ky paradoks etik e protokollar mund / duhej të evitohej.

Po ashtu ISP shton më tej se të ishin evituar dhe firmat nënshkruese nga deputetë që janë pjesë direkte/indirekte të listave non grata apo penalizimeve të njohura nga partnerët strategjikë, SHBA dhe BE. Nuk dihet se kujt i referohet me këtë ISP, por ndoshta firmës së Ornaldo Rakipit, djalit të Aqif Rakipit.

Reagimi i plotë:

Kuvendi po zgjedh Presidentin e Republikës. Ky është një akt me rëndësi kushtetuese dhe politike për Shqipërinë. ISP po monitoron Kuvendin dhe praktikat zgjedhore jane komponente thelbesore monitorimi e vleresimi. Ne rastin konkret, vullneti politik është i qartë, por procesi kushtetues kërkon gjithashtu edhe solemnitet në përmbajtje dhe në aspektin procedural.
Duke parë dokumentin iniciues parlamentar rezulton se akti kushtetues i mbledhjes së nënshkrimeve drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndonëse nis me shprehjen standarde “e nderuara zonja kryetare e Kuvendit” vijon me nënshkrimet, ku vetë “e nderuara zonja kryetare e Kuvendit” është firmë e tretë! Mazhoranca i ka firmat e nevojshme, vendimmarrja është tashmë procedurë, ndaj thjesht ka luksin të zgjedhë cilët deputetë do të nënshkruanin formalisht aktin. Një person politik dhe institucional nuk mund t’i drejtojë kërkesë vetvetes, sidomos në një akt të tillë me vlerë kushtetuese e gjurmë referuese për memorien historike dhe institucionale, ndaj ky paradoks etik e protokollar mund / duhej të evitohej. Për të shkuar akoma më tej, e njëjta gjë mund të thuhej edhe për nevojën e përzgjedhjes cilësore, evitimit të firmave nënshkruese nga deputetë që janë pjesë direkte/indirekte të listave non grata apo penalizimeve të njohura nga partnerët strategjikë, SHBA dhe BE.
Juristët që këshillojnë praktikën në raste të tillë, këshilltarët e grupit dhe të Kuvendit që hartojnë dokumentet dhe politikanët që ende kanë njohuri mbi shtetin dhe praktikat e mira institucionale, do të duhet të këshillonin eprorët e tyre dhe të evitonin dokumente të tilla, duke menduar edhe për solemnitetin dhe seriozitetin e procesit, vendimmarrjes dhe aktit kushtetues me vlerë historike.

Lindita Nikolla i drejtohet vetes për Bajram Begajn, ISP kritika kryetaresLindita Nikolla i drejtohet vetes për Bajram Begajn, ISP kritika kryetares

Firmëtarët e shkresës:

Edi Rama
Taulant Balla
Lindita Nikolla
Arben Ahmetaj
Xhemal Qefalija
Antoneta Dhimaj
Ilirjan Pendavinji
Rrahman Rraja
Niko Peleshi
Desantil Tahiraj
Kotiana Piro
Pandeli Majko
Petro Koçi
Bardhyl Kollçaku
Luan Duzha
Fadil Nasufi
Ismet Beqiraj
Tatjana Piro
Hatixhe Konomi
Elisa Spiropali
Ilir Ndraxhi
Klevis Xhoxhi
Eduard Ndreca
Denis Deliu
Klodjana Spahiu
Florenc Spaho
Edona Bilali
Etjen Xhafaj
Pranvera Resulaj
Arben Pellumbi
Ornaldo Rakipi
Jurgis Çyrbja
Niko Kuri
Vullnet Sina
Eduard Shalsi
Besjan Ajazi



Video