Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ditën e djeshme, Këshilli Kombëtar i PD-së zhvilloi votimet për zgjedhjen e sekretatit të Përgjithshëm, dy nënkryetarëve dhe drejtuesve të sekretariateve të partisë.
Deputeti Agron Shehaj garonte për të qenë nënkryetar i partisë, por doli i fundit nga kandidatët në garë. Gjithsesi, sot ai ka falenderuar anëtarët e partisë për mbështetjen, teksa tha se me kurajon me integritet, me luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, do ja dalim të sjellim ndryshimin.
"I uroj fituesit e zgjedhur me votë dhe falenderoj ata që më mbështetën. Me kurajo, me integritet, me luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, do ja dalim të sjellim ndryshimin." shkruan shkurtimisht ai në rrjetet sociale.