37 deputetë të PS firmosin për Begajn, Bylykbashi: Proces i papajtueshëm me Kushtetutën

4 June 2022, 16:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
37 deputetë të PS firmosin për Begajn, Bylykbashi: Proces i
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku u kalua për votim në seancë kandidatura e Bajram Begajt për President

Partinë Demokratike e përfaqësoi në Komisionin e Ligjeve vetëm Oerd Bylykbashi, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve të këtij grupi, mbështetën vendimin e Enkelejd Alibeaj për ta bojkotuar këtë proces.

Bylykbashi tha se procesi është njollosur.

“Fakti që Kryeministri e ka kthyer procesin e emërimit të Presidentit si prestigjator që në momentin e fundit nxjerr nga kapelja kandidatin, kjo s’i bën nder procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Duhet të kishim mundësinë që të njihemi, të shohim në detaje mungesat e problemet për kandidaturat”, tha ai.

“Ushtarakët aktivë nuk mund të kandidojnë. Ai është depozituar në Kuvend si ushtarak aktiv. Dekreti më pas nuk e zgjidh këtë antikushtetueshmëri, papajtueshmëri. Në momentin që keni dorëzuar kandidaturën ishin në papajtueshmëri kushtetuese”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi deklaroi se kjo është arsyeja se përse PD do të votojë kundër.

Barjam Begaj u mbështet në firma nga 37 deputetë të Partisë Socialiste.


Video