Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Bajram Begaj ka mbërritur para pak minutash në ambientet e Kuvendit të Republikës, aty ku në orën 18:00 do të votohet si kreu i ri i shtetit.
Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, Begaj ka mbërritur në Kuvend me një makinë të Ministrisë së Mbrojtjes. Atij i duhen vetëm 71 vota për t'u zgjedhur si President i Republikës.
Ai ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por pasi u propozua nga Kryesia e PS për kandidat për President dha dorëheqjen. Edhe Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për lirimin e Begajt në këtë detyrë, duke i hapur rrugë votimit në Kuvend për Kreun e Shtetit.
