Po pushojnë në një resort luksoz në Greqi? Meta dhe Kryemadhi njëzëri: Jemi në Sarandë!

28 August 2023, 11:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po pushojnë në një resort luksoz në Greqi? Meta dhe
Ilir Meta/ Monika Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e PL, kanë postuar një foto në rrjetet sociale, pas lajmeve se është duke pushuar në një resort luksoz në Greqi.

Meta dhe Kryemadhi në fotot e publikuara shkruajnë se ndodhen në Sarandë.

“Të dashur miq! Nga Saranda ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Meta, por në foton që ka postuar, duket vetëm det dhe nuk dihet nëse ndodhet vërtet në Sarandë. 

Po pushojnë në një resort luksoz në Greqi? Meta dhe

Ndrysha nga Meta i cili ka publikuar foto vetëm, deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi ka publikuar foto së bashku me kryetarin e partisë së saj. 

Po pushojnë në një resort luksoz në Greqi? Meta dhe

Në foto, Monika Kryemadhi shkruan: Mirëmëngjes nga Saranda! Takohemi sot me të rinjtë e LRI në Kampin e Jalës.



Video