Ilir Meta me pushime në hotelin superluksoz të Skiathos-it në Greqi, 630 euro nata!

27 August 2023, 20:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta me pushime në hotelin superluksoz të Skiathos-it në
Hoteli ku ka kaluar pushimet Meta sipas gazetës Tema


Ilir Meta ka zgjedhur Skiathos-in e Greqisë, në Elivi Hotel për të kaluar pushimet.

Hoteli luksoz, i ndërtuar në formën e vilave, ka çmimet më të shtrenjta në zonë. Çmimi mesatar i një dhome është 630 euro.

Një punonjës i hotelit i konfirmoi Gazetës Tema praninë e Ilir Metës në këtë hotel.

Meta është aty në shoqërinë e familjes së tij. Kjo është dhe arsyeja që nuk ka qenë shumë prezent në shtyp këto ditë, ndryshe nga Berisha që duket i shqetësuar dhe ka lënë dhe shëtitjet në Lalëz.


Video