Më 27 gusht, pesë kandidatë do të garojnë në “Primaret” e Partisë Demokratike të Rithemeluar, nga ku do të dalë një kandidat për Bashkinë e Kukësit.
Sot janë publikuar emrat e pesë kandidatëve që do të marrin pjesë në këtë proces. Ata janë:
1- Ardian Sokol Elezi
2- Emri Haxhi Vata
3- Gëzim Beqir Shehu
4- Uran Rakip Cengu
5- Ylber Haxhi Zeneli
Ajo që bie në sy është eliminimi nga lista i emrit të Arif Rexhmatit, i cili aktualisht është kryetar i PD-së së Lulzim Bashës në Kukës.
Rexhmati kishte kërkuar që të zgjidhej ai si kandidat i vetëm dhe që do të bashkonte demokratët në një proces pa primare. Ai u shpreh se primaret mund t’i përçajnë edhe më tepër demokratët, por si përgjigje mesa duket ka marrë përjashtimin nga lista.