Ministrja Kushi falenderon zjarrfikësit: E kam ndjekur me shqetësim dhe ankth situatën në Elbasan

27 August 2023, 16:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Kushi falenderon zjarrfikësit: E kam ndjekur me shqetësim
Zjarri në landfillin e Elbasanit


Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas shuarjes së flakëve në landfillin e depozitimit të mbetjeve në Elbasan.

Kushi falenderon zjarrfikësit dhe thotë se prej disa orësh e ka ndjekur këtë situatë me shqetësim dhe ankth.

Ajo thotë se në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe shumë banorë të zonës.

Reagimi i Kushit:

Kam ndjekur me shqetësim dhe ankth që prej ditës së djeshme zhvillimet në lidhje me zjarrin në landfillin pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Pas disa orësh angazhimi maksimal të Bashkisë Elbasan, Ekipit të Emergjencave dhe Agjencisë së Shërbimeve Publike, falë edhe mbështetjes nga bashkitë përreth, Tiranë, Gramsh, Durrës, Fier, Cërrik, Belsh dhe Peqin, si dhe forcat e specializuara të Ushtrisë, zjarri u vu nën kontroll dhe tashmë është fikur totalisht.

Shumë falënderime për të gjithë ata punonjës që luftuan me flakët me përgjegjësi maksimale dhe përkushtim në një moment kaq të vështirë, dhe në mënyrë të veçantë mirënjohje edhe të gjithë vullnetarëve dhe banorëve të zonave që ndihmuan jo vetëm për njoftimin në kohë të ekipeve zjarrfikës por edhe u angazhuan së bashku me ekipet e specializuara për normalizimin e situatës.


Video