Ministrja Kumbaro shpërndan intervistën e Ramës dhe shkruan gjerë e gjatë në gjuhën greke, premton investime për minoritarët

27 August 2023, 17:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Kumbaro shpërndan intervistën e Ramës dhe shkruan
Mirela Kumbaro

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Twitter, intervistën e realizuar me gazetarin grek të "Ekathimerini" ku sqaron çështjen Beleri dhe flet për marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

Të njëjtin postim të Ramës e ka shpërndarë edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, me një ndryshim, duke shkruar gjerë e gjatë në gjuhën greke.

Kumbaro ngre në qiell marrëdhëniet, sipas saj të shkëlqyera me Greqinë, dhe premton edhe disa projekte në fshatrat minoritarë të Dropullit.

"Shumë krenare për si e shohim ne, si e mban Shqipëria të fortë tabanin e marrëdhenieve mes dy vendeve tona me të cilin na lidhin mijëra fije, dhe shumë krenare për miqtë e mi dropullitë me të cilët po përgatitemi për punë të reja që do të dalin në dritë së shpejti këtë vjeshtë", shkruan ajo në Tëitter në dy gjuhë, greqisht dhe shqip.

Mesa duket ministrja shqiptare ka zgjedhur t'i drejtohet kështu një audience greke, duke shpërndarë fjalën e Ramës në anglisht, ndërkohë që edhe pas 30 viteve në emigracion, shqiptarët ulin zërin kur guxojnë të flasin shqip.

Ministrja Kumbaro shpërndan intervistën e Ramës dhe shkruan
Postimi i Kumbaros në greqisht

Video