Përfundojnë Primaret / "Foltorja" zgjedh kandidatin me të cilin do garojë për Bashkinë Kukës (EMRI)

27 August 2023, 19:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundojnë Primaret / "Foltorja" zgjedh kandidatin me
Sali Berisha dhe PD e Rithemeluar

Ka përfunduar procesi i "Primareve" për kandidatin e Partisë Demokratike të Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit.

Emri Vata është kandidati fitues dhe ai do të garojë përballë Albert Haliaj-t nga Partia Socialiste për zgjedhjet e parkohshme të pjesshme për Bashkinë e Kukësit.

Më herët, grupimi i Berishës skualifikoi nga "Primaret" kandidatin e PD-së së Bashës, Arif Rexhmati, i cili shihej si një figurë që mund të bashkonte demokratët.

Njoftimi i PD-së së Berishës:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023, Primaret në PD Kukës per te zgjedhur kandidatin per zgjedhjet e pjesshme per Bashkine Kukes.

Kandidatë në Primare ishin:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.

Përfundojnë Primaret / "Foltorja" zgjedh kandidatin me
Rezultati i Primareve Kukës

Video