Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Basha: Humbëm një prek kontrubuesve më të vyer!

27 August 2023, 21:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Basha: Humbëm
Selia e PD


Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, dhe gjeneral i Forcave të Armatosura Baki Shehi.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shkruan se Shehi u sfidua dhimbshëm nga dallgët e jetës, por ruajti përherë zemërgjerësinë dhe fisnikërinë.

Në vitin 2008, Shehi u vu nën hetim nga prokuroria pasi shkaktoi një aksident me vdekjen e një kalimtari.

Mesazhi i Bashës:

Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Baki Shehit, deputet i Partisë Demokratike, gjeneral i Forcave të Armatosura dhe studiues i apasionuar i historisë. I dashuruar pas vendlindjes së tij, të cilës i përkushtoi me pasion dhe humanizëm aktivitetin e tij politik, përmes një pune të gjatë e të palodhur, Baki Shehi hulumtoi me kërshëri të shkuarën e lashtë të Ndroqit, duke i dhënë jetë një libri që do të mbetet testament i lidhjes së tij të ngushtë me këtë komunitet, të cilit i shërbeu me devocion dhe dashuri. Ndonëse i sfiduar dhimbshëm nga dallgët e jetës, gjeneral Baki Shehi ruajti përherë zemërgjerësinë dhe fisnikërinë me të cilën do të kujtohet nga miqtë dhe kolegët e tij. Me ndarjen e tij nga kjo jetë Partia Demokratike humbi një prej kontribuesve të saj të vyer.

Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë.
U prehtë në paqe!

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Basha: Humbëm
Ish-deputeti Baki Shehi

Video