Kryeministri Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti dhe politikani i Malit të Zi Dritan Abazoviç ndodhen në Bled të Sllovenisë ku do të marrin pjesë në Forumin Strategjik 2023.
Kurti është parë teksa hedh shikimin nga Rama, por ai ndodhet nën shoqërinë e Abazoviç.
Madje, siç raportojnë mediat në Kosovë, ata nuk kanë folur me njëri-tjetrin, edhe pse janë ulur pranë.
Përçarja mes Kurtit dhe Ramës u thellua kur kryeministri i Shqipërisë vendosi të mos e mbështesë Kurtin në betejën me grupimet ekstremiste serbe që shkaktuan trazira në Veri të Kosovës.
Kjo çoi në anulimin e mbledhjes së dy qeverive. Më pas Kurti do të shkonte në Athinë, pavarësisht se kryeministri grek nuk e kishte ftuar Edi Ramën në darkën me liderat e Ballkanit Perëndimor.