Liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në New York, Rama pranë Vuçiçit dhe larg Vjosa Osmanit (FOTO)

20 September 2022, 21:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në New
Liderët e Ballkanit Perëndimor

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë në New York me ftesë të përfaqësuesi të lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, ku kanë zhvilluar një takim në saj të javës së takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga takimi, ku në foton zyrtare të rreshtuar të gjithë bashkë, kreu i Qeverisë shqiptare shihet në mes të Aleksandër Vuçiç dhe Dritan Abazoviç. Edhe në fotot e tjera, Rama nuk shfaqet asnjëherë duke biseduar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

"New York - Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel." skruan shkurtimisht Rama krahas fotove.



Video