Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryeministri Rama ka vijuar ende me sqarimet e tij për votën kundër të Partisë Socialiste ndaj rezolutës së masakrës së Screbreniscës, e cila u propozua nga deputeti i PD-s Tritan Shehu.
Kreu i qeverisë ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku tregon sesi ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Postimi i Ramës:
Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë. Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.