Deputeti socialist propozon Gramoz Ruçin për President

13 May 2022, 10:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti socialist propozon Gramoz Ruçin për President

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj ka bërë publike një nga tre emrat e futur në zarf lidhur me prorpozimet për Presidentin e ri. Bëhet fjalë për ish-kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi”, tha Xhafaj në emision "Dekalog". Deputeti socialist ka dhënë edhe arsyet e këtij propozimi me së cilave është serioziteti që ka treguar në karrierën e tij.

I pyetur nëse emri i Gramoz Ruçit mund të sillte një reagim të opozitës sipas të cilët Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë e fillimit të vitit 1991 dhe më parë sekretar i Parë i Rrethit të Tepelenës, Xhafaj tha se kjo çështje është e sqaruar një herë e mirë dhe nuk beson se është argument.

Më 16 maj do zhvillohet në parlament raundi i parë i zgjedhjes së presidenti por nuk dihet nëse emri i Gramoz Ruçit do jetë mes atyre që do votohet.


Video