Ibsen Elezi: Berisha po kap partinë me Mul Nokën, njeriun e Kastratit

12 May 2022, 18:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ibsen Elezi: Berisha po kap partinë me Mul Nokën, njeriun e Kastratit
Ibsen Elezi, kandidat për kryetar të PD-së përballë Sali Berishës

Shanset e Ibsen Elezit për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike përballë Sali Berishës, aq më tepër kur gara zhvillohet me rregullat e lojës së vendosura nga Sali Berisha janë zero.

Megjithatë, përfshirja e tij përballë Berishës ka nisur ta bëjë garën më interesante, edhe pse formalisht.

Elezi thirri paraditen e kësaj të enjteje një konferencë me gazetarët, ku hodhi disa akuza për të cilat anëtarët e tjerë të PD-së dhe përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit ‘kafshojnë gjuhën’.

Por për çfarë foli? Elezi foli për lidhjet e Rithemelimit me Shefqet Kastratin, e akuzuar si kryeoligarku që qëndron pas Ramës.

“Çeti është oligark i Edi Ramës, sepse bizneset Çetit nuk ja jap unë këtu. Nuk çaj kokën për Çetat dhe këta kur dal e bëj politikë. Ka Flamurin Çeti. Mul Noka, që sot Sali Berisha i ka lënë në dorë organizimin se si të kapë partinë në atë kohë dilte dhe bënte deklaratë se ju që po i prishni traun Kastratit jeni...dmth duhet të jesh shumë idiot që të thuash që ju që po i prishni traun Kastratit jeni me Kastratin”, tha Elezi.

Po në këtë konferencë, Ibsen Elezi akuzoi Rithemelimin se po minojnë garën. Ai përsëriti kërkesën që të shtyhet procesi zgjedhor për kryetarin e partisë.

Elezi është i vetmi që është regjistruar si kandidat përballë Sali Berishës. Berisha vetë ka paraqitur një kalendar të takimeve me bazën, ndërsa Elezi sipas njoftimit të komisionit të rithemelimit nuk ka dorëzuar asnjë kalendar të tillë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video