Vila 760 mijë euro "mollë sherri", kush është ish-ministri që po mbrojnë deputetët e Berishës (Foto)

12 May 2022, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vila 760 mijë euro "mollë sherri", kush është
Në foto: Deputeti Gazment Bardhi dhe Komisioni i Rithemelimit

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas sherrit ditën e sotme me kolegët e PD-së, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho për akuzat e tij se një ish-ministër i Sali Berishës ka një Vilë luksoze me vlerë 760 mijë euro, e cila është ndërtuar me burime të pajustifikuara financiare.

DeputetëtTritan Shehu dhe Edmond Spaho i kërkuan Bardhit që të mos shpifë në adresën e tyre dhe të tërheqë akuzat, por situata është tensionuar.

Por Bardhi nuk është ndalur me kaq saqë ka denoncuar sërish kolegun e PD-së, teksa ka publikuar një njoftim të ri ku çmimi i shtëpisë në shitje është ulur.

“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur”, ka thënë Bardhi në Twitter.

Ndërkohë që debati ka vijuar edhe me ndërhyrjen e deputetëve të maxhorancës të cilët kërkuan që të ruhet qetësia pasi diskutimet po bëheshin me tonë të larta.

Pas kësaj kanë reaguar deputët që u përplasën me Edmond Spahon dhe Tritan Shehun. 

Reagim per kete debat:

Tritan Shehu

Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit!
Eshte veper anti ligjore, pervecse ndesh dhe me cdo norme morali, transparence, “burrerie”, te perhapesh aludime e meskinitete per koleget ne publik e media.
Kete po ben dhe Gazi prej disa ditesh, duke arritur kulmin mbreme, kur ngushton rethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, perfshi dhe mua.
Dhe kete e ben nje deputet, ish minister i drejtesise, pseudo jurist ne fakt ai.
Me kete rast desheroj t’i kujtoj ketij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:
1-Eshte detyrim ligjor per cdo qytetar, vecanerisht deputet, te denoncoje ne organet perkatese cdo veper kriminale qe di, dhe mos ta perdore per te hedhur aludime dyshuese, shpifjeje per koleget.
Ne rast se realisht ai di nje veper te tille, sic deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet per fshehje nje krimi, gje per te cilen duhet thirrur nga organet e drejtesise e denuar ligjerisht.
2- Ndersa ne lidhje me pergjegjesite morale e me gjere te tij per shpifje, genjeshtra etj, besoj se nuk ka ndonje aresye per te humbur kohe duke ja kerkuar.
Ato mund t’i kerkohen vetem dikujt qe ka ndonje vlere morale, gje qe sic duket te Gazi mungojne krejtesisht.
Nje akti turpshem e pervers ky i ketij “burreci”!

Edmond Spaho

Gazmend Bardhi eshte mashtrues, genjeshtar, i pafytyre, intrigant, burre legen dhe pa te poshteme.
Vetem sharlatane si Gazi mund te thone shpifje te tilla per qellime politike. Te jesh i pasur nuk eshte krim. Krim eshte te vjedhesh per te bere pasuri. Edmond Spaho gjithe jeten e tij, nga dita e pare qe ka dale ne pune dhe deri me sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagen e punes qe ka bere. Asnjehere nuk kam pasur ndonje biznes ne emrin tim apo te te afermeve. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri te tilla.
Ajo cka une dhe familja ime disponojme eshte ne drite te diellit, deklaruar ne ILDKP qe nga viti 1993 kur kam deklaruar per here te pare e deri me sot. Kush te doje mund te shkoje ti shohe dhe nxjerre vete konkluzione.
Gazi ben mire te kujdeset per pronat e tij. Ne se merret me te tjeret, te merret me pronat e atij qe jo vetem i lepihet por dhe e perdor si Mon Kukalesh ne fushata. Shiko hallet qe te kane zene more derezi, mos hap fronte te tjera se mjaft e ke ngjarjen ne Elbasan.

Kush janë ish-ministrat e Sali Berishës dhe cili është ai që Gazment Bardhi i akuzon se kanë vilë 760 mijë euro

Qeveria e parë Berisha (2005-2009)

1. Sali Berisha – kryeministër
2. Ilir Rusmaili – zëvendëskryeministër
3. Besnik Mustafaj – ministër i Punëve të Jashtme
4. Arenca Trashani – ministre e Integrimit
5. Sokol Olldashi – ministër i Brendshëm
6. Fatmir Mediu – ministër i Mbrotjes
7. Ridvan Bode – ministër i Financave
8. Genc Ruli – ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
9. Aldo Bumçi – ministër i Drejtësisë
10. Lulzim Basha – ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
11. Genc Pollo – ministër i Arsimit dhe Shkencës
12. Maksim Cikuli – ministër i Shëndetësisë
13. Koço Barka – ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
14. Jemin Gjana – ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
15. Bujar Leskaj – ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
16. Lufter Xhuveli – ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave

Qeveria e dytë e Sali Berishës (16 shtator 2009 – 10 shtator 2013

Sali Berisha – Kryeministër
Ilir Meta- Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër
Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit
Lulzim Basha – Ministër i Brendshëm
Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
Bujar Nishani – Ministër i Drejtësisë
Ridvan Bode – Ministër i Financave
Petrit Vasili – Ministër i Shëndetësisë
Dritan Prifti – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Myqerem Tafaj – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit
Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit
Ferdinand Xhaferri – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë
Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Genc Pollo – Ministër Shteti

VoxNews.al


Video