Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha me ironi se ata që e konsideronin veten si drejtuesit aktualë të PD-së, nuk paguanin dot as punonjësit dhe as ujin dhe dritat pasi asnjë institucion nuk i njeh si të tillë.
Bardhi tha se për shpenzimet e energjisë elektrike i kërkojnë atij që të firmosë pasi asnjë institucion nuk i njeh si drejtues të PD.
“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD. Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica”– tha Bardhi.