VIDEO/ "Budallenjtë e kanë me tepri buzëqeshjen", Rama fyen gazetarin pasi 'shtanget' nga pyetja e tij

11 May 2022, 13:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ "Budallenjtë e kanë me tepri buzëqeshjen", Rama

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarët edhe në konferencën e sotme, por këtë herë, jo me të përhershme Ambrozia Meta, por me gazetarin Klevin Muka.

Ky i fundit i ka vënë në dukje kreut të Qeverisë se po i bën moral drejtësisë në krah të Ulsi Manjas, i akuzuar si i implikuar në dosjen 184 dhe sot nuk ndodhet para drejtësisë por i ngritur në detyrë e madje ministër. Rama e ka konsideruar pyetjen e gazetarit si jo etike, teksa e pyeti pse qeshte në kohën kur pyeste.

Gazetari: Sa e moralshme është sipas jush që t'i bëni moral drejtësisë, kur në krahun tuaj të majtë, keni Ulsi Manjën i akuzuar si implikuar në dosjen 184, ku i premton favore ish-drejtorit të Dibrës? Sot Manja është ngritur në detyrë dhe nuk ndodhet para asnjë lloj institucioni?

Rama: Pse qesh. Bëre një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale. Pse qesh kur reciton këtu?

Gazetari: Etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari

Rama i përgjigjet në latinisht: Budallenjtë e kanë me tepri buzëqeshjen!


Video