Rama: Çfarë po pret SPAK të hetojë një gjyqtare me 462 mijë euro të pajustifikuara?

11 May 2022, 11:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Çfarë po pret SPAK të hetojë një gjyqtare me

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot edhe kreut të SPAK, Arben Kraja, sipas të cilit hetimet nuk bëhen me deklarata politike por me kallëzime penale.

I pyetur se përse nuk i drejtohet SPAK-ut me kallëzime konkrete, Rama tha se partitë politike nuk mund të bëjnë kallëzimë.

Ai pyeti se çfarë kallëzimi duhet të bëjë për rastin e një gjyqtareje që ka bllokuar nisjen e punimeve për ngritjen e qendrës kombëtare të fëmijëve te ish Garda e Republikës.

“Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë sot kur këtë gjykatëse e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustifikuara dhe me një akt haptazi të paligjshëm atje.

Çfarë kallëzimi kërkon nga unë? Kam shumë respekt për Arben Krajën, drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën që ka bërë deri tani. Kam respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e PS-së dhe goditjet ndaj krimit të organizuar.

Të bëjmë ne kallëzim për non-gratën? Ka dalë një akuzë që është më e rëndë se akuza e çdo gjykate dhe është bërë një vorbullë e madhe diskutimi, marrin nëpër gojë ambasadoren amerikane, sekretarin e shtetit”, u shpreh Rama.

 

 


Video