Edi Rama: Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë socialistë, turpi i PS

11 May 2022, 11:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama: Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë
Në foto: Kryeministri Edi Rama

Pas kërkesës ndaj SPAK për të hetuar Sali Berishën, kryeministri Edi Rama nuk u ndal me kaq dhe paralajmëroi se shumë shpejt në SPAK do të ketë kallëzime penale për zyrtarë të PS dhe kryetarë bashkie, për të cilët tha ai drejtësia duhet të kishte vepruar më parë.

"Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë socialistë, turpëruan PS. Do kemi kallëzime edhe për figura të PS. Nga njësia anti korrupsion. Do kemi kallëzime në SPAK për kryetar bashkie të PS., Që kanë turpëruar PS dhe duhet ti kishte kapur më para drejtësia. Njësia anti korrupsion nuk bën punë e SPAK”, tha Rama.


Video