Rama i është përgjigjur kreut të SPAK-ut Arben Kraja, pas deklaratës së tij se SPAK nuk nis hetime pa një kallëzim penal.
Rama deklaroi se ka qenë gjithmonë kundër depozitimit të kallëzimeve nga partitë politike.
“Këtë (kallëzimet e partive) avokat Ngjela e quante lajthitje në objekt. Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Kam qenë gjithmonë kundër këtyre gjërave edhe kur ishim në opozitë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë politike të bëjnë kallëzime. Edhe ne kemi bërë kallëzime.
Madje edhe së fundmi kryetari i grupit të PS-së ka bërë kallëzim. Nëse ne ndërtuam një prokurori Speciale, ne nuk e ndërtuam që të dëgjojmë të njëjtën histori që kemi dëgjuar gjithë jetën “jo se s’kemi kallëzim”.
Shko në një vend tjetër dhe shiko se çndodh pa kallëzim fare, nëse një qytetar nxjerr një fakt trondinës”, deklaroi më tej Rama.