
Ibsen Elezi garon përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e PD-së që organizon Komisioni i Rithemelimit, por shumë e konsiderojnë atë si një "kukull" përballë ish-kryeministrit dhe se ka hyrë në garë thjesht sa për t'i legjitimuar ato.
Sot në orën 15:00 ai kishte planifikuar të mbante një konferencë për shtyp në selinë blu, por nuk i ka shkuar asnjë gazetar. Për këtë arsye, ai ka vendosur ta anulojë konferencën dhe njoftoi se ajo do të zhvillohet ditën e nesërme në një orar tjetër. Ibsen Elezi tha se ndihet i befasuar, pasi është hera e dytë që njofton konferencë dhe nuk gjen asnjë gazetar përballë.
“Më vjen keq t’ju njoftoj se do e anuloj konferencën për shtyp për një arsye të thjesht, nuk është prezent asnjë gazetar . Duhet të ndodhte edhe kjo. Do tju kërkoja korrektësinë në pasqyrimin e kësaj fushate. Unë nuk kam dalë si manekinë për të biseduar në rrjetet sociale apo media, por është në dinjitetin e gazetarëve që të jenë prezent. Është një garë e rëndësishme. Po mundohen ti vënë epitetet nga më të ndryshimet, që unë kam hyrë formalisht apo jam i shitur. Është e dyta e herë, dje u befasova. Por sot e ka kaluar pritshmërinë time. Jam i detyruar ta anuloj për një orar tjetër ditën e nesërme”, tha Elezi.