"Do na i bjerë infarkt Xhozit", plasin kunjat mes grave në PD

12 May 2022, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do na i bjerë infarkt Xhozit", plasin kunjat mes grave në
Jozefina Topalli dhe Evi Kokalari

Marëdhëniet mes Evi Kokalarit dhe ish numrit dy të PD-së Jozefina Topallit duket se nuk janë rregulluar ende.

Ishte Evi Kokalari ajo që foli e para pasi në Kuvendin e 30 Prillit ajo u shpreh se Topalli nuk e kishte përshëndetur dhe se zakonisht Topalli i shmang gratë.

Në një postim të publikuar në facebook në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri Kokalarit ”nuk i del inati” pasi ka folur sërish me kunja ndaj ish kryeparlamentares.

“Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësoj infarkt kardiak Xhozi”, shkruan ajo.

Asnjëra nuk ka folur për këtë raport të ftohtë mes dy zonjave që duken afër Sali Berishen në ‘betejen’ e tij për të marrë zyrtarisht PD-në.

 


Video