Basha: Kosovës i siguroj mbështetjen time të plotë, e dua në BE

12 May 2022, 15:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha: Kosovës i siguroj mbështetjen time të plotë, e dua
Në foto: Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer në foltoren e kuvendit ditën e sotme ku ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas Bashës aplikim zyrtar një moment kyç i zhvillimeve për Ballkanin e kombin shqiptar dhe se ndie kënaqësi të dyfishtë teksa shoh një hap të menduar e planifikuar për vite me radhë në bashkëpunim mes qeverive të Tiranës e Prishtinës.

"14 vite pas shpalljes ë Kosovës të pavarur rajoni ynë ka përjetuar çlirim nga makthet e destabilizimit e luftës. Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën krah për krah me bijtë e bijat uniformë të vendeve anëtare të NATO-s, investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore. Sot kemi rastin të përshëndesim njëzëri një moment kyç të zhvillimeve për Ballkanin e kombin shqiptar, aplikimin e Kosovës për anëtarësi si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Personalisht ndiej kënaqësi të dyfishtë teksa shoh një hap të menduar e planifikuar për vite me radhë në bashkëpunim mes qeverive të Tiranës e Prishtinës tani të jetësohet me mbështetje totale e të rakorduar të anëtarëve të KiE. Si përfundim dua të uroj qytetarët e Kosovës dhe forcat politike në Kosovë, ju siguroj për mbështetjen time personale, dhe t’i përgëzoj dhe t’i kërkoj një bashkëpunim të frytshëm që nis sot me aplikimin në Këshillin e Evropës, përkundër skepticizmit të ecim përpara për një Kosovë anëtare të Këshillit të Evropës", tha Basha. 


Video