Debate në KLP, Baze bën për "dush të ftohtë" Arben Krajën: Jap dorëheqjen nëse ka një rast

12 May 2022, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debate në KLP, Baze bën për "dush të ftohtë"
Drejtuesi i SPAK Arben Kraja

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, ka qenë ditëve të fundit në qendër të vëmendjes politike dhe medias, kjo për shkak të kritikave të ardhira nga kryeministri Rama. Arben Kraja ditën e sotme ka raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për punën e këtij institucioni.

Kraja është pyetur nga anëtari  i KLP, Tartar Baze se keni arrestuar persona qe fillimisht janë akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe më pas kanë përfunduar në shpërdorim detyre.

Kraja tha se e rëndësishme për prokurorët e SPAK është të vlerësojnë me korrektësi faktet dhe provat.

"Nuk ka asnjë rast të tillë ne nuk raportojmë në asnjë institucion për çështje konkret, por meqë pyetja jote është teorike po përgjigjem me gjeni një rast dhe unë jap dorëheqjen. Nuk ka asnjë rast të tillë. Unë nuk raportoj për çështje konkrete edhe nëse dalin apo rrinë të gjithë brenda dhe jashtë, nuk ka asnjë rast. T’i drejtoheni ILD për të verifikuar çështjet konkrete. Ne nuk flasim për çështje konkrete, keni hapësira të tjera ligjore, tha Arben Kraja. 

Pjesë nga mbledhja e KLP-s:

Tartar Baze: Keni arrestuar persona qe fillimisht janë akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe më pas kanë përfunduar në shpërdorim detyre.

Arben Kraja: Nuk ka asnjë rast të tillë ne nuk raportojmë në asnjë institucion për çështje konkret, por meqë pyetja jote është teorike po përgjigjem me gjeni një rast dhe unë jap dorëheqjen. Nuk ka asnjë rast të tillë. Unë nuk raportoj për çështje konkrete edhe nëse dalin apo rrinë të gjithë brenda dhe jashtë, nuk ka asnjë rast. T’i drejtoheni ILD për të verifikuar çështjet konkrete. Ne nuk flasim për çështje konkrete, keni hapësira të tjera ligjore.

Nurihan Seiti: Ky është një raportim pune por raportim mekanik, pyetja e parë po shoh që keni zgjedhur 3 zotërinj dhe s.’ka asnjë zonjë.

Arben Kraja: Nuk i kam zgjedhur unë, i keni zgjedhur ju, nuk ka asnjë paragjykim për koleget prokurore, por në fund është kompetencë e drejtuesit t’i zgjedhë.

Nurihan Seiti: Ju nuk do vini më në raportime më si kryetar, në raport me intervistën e parë dhe sot pas dy vitesh cila është gjurma juaj që latë në këtë institucion?

Arben Kraja: Është e vështirë të vlerësosh veten, unë kam punuar me vullnet, ligjshmëri dhe transparencë. Pjesa tjetër u takon të tjerëve ta vlerësojnë.

Alfred Balla: A ka mosfunksionim mes jush dhe BKH?

Arben Kraja: Ne nuk kemi asnjë problem me BKH, ata janë të rinj po mësojnë dhe kanë dëshirë për të punuar. Ne kemi koncepte të ndryshme me drejtuesin e BKH për mosfunksionimin siç duhet të institucionit.

Arben Kraja duket se e ka "harruar" rastin "Tahiri", ish ministri i Brendshëm i cili u arrestua me 4 akuza të rënda dhe përfundoi me shpërdorim detyre. 

Kujtojmë se GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizonte se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës


Video