VIDEO: Dritan Leli i jep ndihmën e parë të moshuarit që pëson parainfarkt në plazh

12 May 2022, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Dritan Leli i jep ndihmën e parë të moshuarit që
Kryebashkiaku duke i dhënë ndihmën e parë të moshuarit

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme në bregdetin e Vlorës, ku një i moshuar nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës.

I ndodhur përballë kësaj situate, kryebashkiaku Dritan Leli, i cili është mjek në profesion, i ka dhënë ndihmën e parë të moshuarit që ka pësuar parainfarkt.

Pak minuta më vonë, ka mbërritur ambulanca në zonën e plazhit në afërsi të Lungomares dhe ka shoqëruar të moshuarin drejt spitalit Rajonal të Vlorës.

 

 

 






Video