Lidhje me krimin e organizuar shqiptar, Italia aksion për të kapur 31 persona

12 May 2022, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lidhje me krimin e organizuar shqiptar, Italia aksion për të kapur 31
Paratë pastroheshin në galeri arti

Një hetim i autoriteteve italiane për të shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës ka bërë që të lëshohen 31 urdhër-arreste.

Bëhet fjalë për trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me lidhje në Itali dhe Holandë. Operacioni po kryhet nga autoritetet e Milanos, raportojnë mediat italiane, dhe është shtrirë në Holandë, Spanjë dhe Lituani.

Një galeri e artit modern në Amsterdam është sekuestruar nga policia, pasi përdorej për të pastruar paratë e trafikut të drogës përmes faturave fiktive për blerjen e pikturave dhe veprave të tjera.

Hetimet e autoriteteve të Italisë nisën në Shtator të vitit 2019 pas përgjimeve të dy biznesmenëve në fushën e hotelerisë. Prej andej hetuesit ranë në gjurmët e një rrjeti ndërkombëtar droge me kontakte të drejtpërdrejta në Puglia dhe anëtarë të krimit të organizuar shqiptarë.


Video