Duke marrë shkas nga konferenca e kryeministrit Edi Rama që kritikoi brenda pak ditësh SPAK-in, analisti Andi Bushati thotë se SPAK është nën kontrollin e Ramës, por sulmet, sipas tij, lidhen me dyshimet për arrestimin e një ministri.
Bushati vë në dukje se Rama i ka bërë të gjitha kritikat ndaj SPAK në siglën e PS-së dhe jo si kryeministër dhe ngre dyshime se një ministër pritet të shkojë në burg.
“Ka hipoteza që Rama ka planifikuar të shesë dhe një ministër tjetër, por që ta çojë në burg duke e mbajtur si mik, i thotë që e shikon s’kam dorë tek SPAK-u”, tha analisti në Euronews Albania.
Sipas Bushatit, në një kohë kur Rama ka hyrë në vitin e dytë të mandatit të tretë dhe debati duhet të ishte për rritjen e çmimeve dhe produkteve.
“Për të mos u përballur me bilancin katastrofik përdor metodën që përdorin të gjithë autokratët. Shpik një armik, hidhi miletit fabulën e një armiku dhe ne të gjithë merremi me këtë punë”, tha Bushati që është dhe një gazetarët më kritikë të Ramës.