Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me eshtrat e gjetur ditën e sotme në pyllin e Sodës. Sipas uniformave blu, dyshohet se ato nuk janë të natyrës njerëzore.
“Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme”, njofton policia.
Eshtrat u gjetën në zonën e njohur si kanali i motorit gjatë kryerjes së punimeve për rrugën që kalon aty.