Pjesë grupit të trafikut të heroinës, GJKKO konfiskon pasuritë e Dedë Pjetrit dhe ja kalon shtetit

11 May 2022, 15:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pjesë grupit të trafikut të heroinës, GJKKO konfiskon

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur sot konfiskimin e nëntë pasurive të Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij, pasi dyshohensi të ardhura nga krimi. Bëhet fjalë për tre toka arë, katër toka truall dhe dy njësi shërbimi. Gjykata e Posaçme ka vendosur që këto pasuri t'i kalojnë shtetit.

Dedë Pjetri ka qenë pjesë e grupit të  Valentin Selajt, i cili u arrestua në nëntor të 2017 ,gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni.

Pasuritë e sekuestruar:

1) Arë, 1 000 m2, , në emër të shtetases D.P. (Gj.).

2) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 347.70 m2, bashkë me një godinë banimi dy katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 97.7 m2, sip e katit të parë 135 m2); në emër të shtetasit M.P.

3) Lloji i pasurisë truall me sipërfaqe totale 300.10 m2, data e regjistrimit {...}, bashkë me një godinë banimi tre katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 88.4 m2, sipërfaqe e katit të parë 125.5 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 125.5 m2) në emër të shtetasit D.P.

4) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 232.80 m2, datë regjistrimi {...}, bashkë me një godinë banimi një katëshe për të cilën është miratuar leja e legalizimit nr. {...} datë {...} (sipërfaqe e katit 93.3 m2); në emër të shtetasit I.P.

5) Lloji i pasurisë Njësi, me sipërfaqe totale 230.60 m2, data e regjistrimit {...}, në emër të shtetasit I.P.

6) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {...}, në emër të shtetasit L.P.

7) Lloji i pasurisë truall, pasuria me sipërfaqe totale 403.80 m2, bashkë me një godinë banimi një katëshe, miratuar leja e legalizimit nr. {...} datë {...} (godinë banimi 1 kat, sipërfaqe e katit 143.8 m2); në emër të shtetasit L.P.

8) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {...}, në emër të shtetasit L.P.  

9) Lloji i pasurisë njësi, me sipërfaqe totale e pasurisë 256.30 m2, datë regjistrimi {...}, në emër të shtetasit L.P.


Video