Lala tregon kryebashkiakun që Rama do e çojë në SPAK: Janë gjetur shkelje, ka gati padinë

11 May 2022, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lala tregon kryebashkiakun që Rama do e çojë në SPAK:

Pas Vox News.al, edhe gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se kryebashkiaku i parë që do të kallëzohet në SPAK nga kryeministri Edi Rama është kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Sipas Klodiana Lalës, Rama shënjetsroi në konferencën e sotme në mënyrë direkte kryebashkiakun Dritan Lelin dhe sipas është gati një kallëzim penal për të.

“Rama shënjestroi në mënyrë direkte Lelin sepse përplasja është e hapur dhe në dijeni që kam, është gati një kallzim penal, ku në bashkinë e Vlorës pretendohet se janë gjetur shkelje, por nuk e kam atë raport dhe nuk flas dot”, u shpreh Lala për emisionin "Pikat mbi i".

Burime për Vox News.al bëjnë me dije se janë duke punuar disa institucione njëkohësisht për të dokumentuar shkeljet flagrante që janë bërë në Bashkinë e Vlorës. Një prej tyre është njësia anti korrupsion e drejtuar nga Ulsi Manja, por dhe organe të tjera ligjzbatuese. Sipas informacioneve, lejet e ndërtimit dhe tenderat janë më problematiket në punën e bashkisë së Vlorës.

"Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë socialistë, turpëruan PS. Do kemi kallëzime edhe për figura të PS. Nga njësia anti korrupsion. Do kemi kallëzime në SPAK për kryetar bashkie të PS., Që kanë turpëruar PS dhe duhet ti kishte kapur më para drejtësia. Njësia anti korrupsion nuk bën punën e SPAK”, deklaroi Rama gjatë konferencës së sotme.


Video