Kuvendi miraton 7 ligje dhe rezoluta, nga sa vota pro mori secila prej tyre

12 May 2022, 19:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi miraton 7 ligje dhe rezoluta, nga sa vota pro mori secila prej tyre
Kuvendi i Shqipërisë

Shtatë projekt-rezoluta dhe ligje janë miratuar në seancën e sotme plenare, pas debateve të shumta nga deputetët. Tre prej tyre janë votuar me nga 102 vota pro, një tjetër me 90 vota pro, ndërsa tre të tjerët me nga 74 deri në 77 vota pro.

Kujtojmë se kërkesa për miratimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, u rrëzua me shumicën e votave të socialistëve në Kuvend.

Projekt-rezolutat/ligjet/vendimet e miratuara në seancën plenare:

Projekt rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së agjensisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2021

76 vota pro 36 vota kundër 3 vota abstenim

Projekt rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021

74 vota pro 39 vota kundër 3 vota abstenim

Projekt ligj për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministave të Shqipërisë dhe Agjensisë franceze për zhvillim për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazizë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri

77 vota pro 25 vota kundër 7 vota abstenim

Projekt ligj për ratifikimin e protokollit ndryshues të konventës për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.

90 vota pro 15 vota kundër 5 vota abstenim

Projekt vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit numër 92, 2017 për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshuar.

102 vota pro 1 votë kundër 10 vota abstenim

Projekt vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit numër 93, 2017 për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të ndryshuar

102 vota pro 1 votë kundër 10 vota abstenim

Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit numër 94, 2017 për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit Komisionerëve Publikë.

102 vota pro 1 votë kundër 10 vota abstenim


Video