Xhufi: Kur SHBA kërkoi firmosjen e rezolutës, Berisha kërcënoi delegacionin

12 May 2022, 20:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhufi: Kur SHBA kërkoi firmosjen e rezolutës, Berisha
Historiani Pëllumb Xhufi

Historiani Pëllumb Xhufi ka folur sot për rezolutën e propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në Parlament lidhur me masakrën e Serbrenicës, për të cilën zbuloi një prapaskenë.

Ndërsa tha se rezoluta është shumë e vonuar dhe kishte si qëllim protagonizmin politik të Berishës, Xhufi zbuloi se  kur amerikanët kërkonin firmosjen e rezolutës kur ndodhi masakra, ishte Sali Berisha ai që kërkonte të kundërtën.

"Ishte një përpjekje për të thyer injorimin që po i bëhet organizimeve që po përpiqet që të bëjë Sali Berisha për të dalë përsëri në skenën politike.

 

Masakra në Serbrenicë ka ndodhur 30 vjet më parë dhe Berisha që ka qenë ndërkohë dhe kryeministër dhe president e kreu i opozitës për shumë vite të tjera kishte pasur rastin ta tregonte këtë dobësinë e tij ndaj popullit martir të Bosnjës. Por kjo periudhë tragjike është shoqëruar me heshtjen nga qeveria e tij sepse në fund të fundit pas Bosnjës erdhi Kosova. Edhe në rastin e Kosovës, Berisha ka qenë në rolin e kondra-pedalit.

 

Amerikanët na thoshin për rezolutën që duhet urgjentisht të firmoset sepse nuk mund të presim. Në të njëjtën kohë shikoje Berishën që kërcënonte delegacionin shqiptar që të mos e firmoste se ishte tradhti kombëtare”, u shpreh Xhufi në emisionin “Shqip”.

 


Video