Nuk i shkoi në takim, Balla mesazh Alibeajt: Nuk duam ta vrasim procesin, shpresoj të vijë

13 May 2022, 11:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk i shkoi në takim, Balla mesazh Alibeajt: Nuk duam ta vrasim procesin,
Taulant Balla

Pas takimit me Idrizin dhe Mediun, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca ka shprehur gatishmërinë për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkret.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enekelejd Alibeaj nuk shkoi sot në takim, por Balla shpreson që ai të vijë në diskutimet e ardhshme. Ai shtoimë tej se vazhdon me idenë për të mos qenë një President nga PS.

"Bashkë me kolegët Gjiknuri dhe Spiropali zhvilluam një raund të dytë takimesh me 2 prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emrat e kandidatëve për president. Me të dyja grupet ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkret. Mediu na informoi për një qasje për të ardhur me një emër ose disa emra konkret nga opozita për një përpjekje që po bën Mediu.

Vijoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD të ketë vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e diskutimeve. Disponueshmëria jonë për ti dhënë Shqipërisë një president jo të PS do vijojë të jetë dhe në ditët ne vijim, por kjo ka disa afate, nuk kemi më mundësi të shtyjmë afatet. Me 16 është afati i parë ndërsa afati i fundit është data 23 maj. Janë disa biseda shumë të frytshme, sot më në fund kemi arritur të vendosim piketa dhe shina të një procesi që mund të na çoj tek një president sa më konsensual. Ne nuk duam ta vrasim procesin, kjo do të ishte kundërshti e asaj që po flasim. Kemi rënë dakord që të ulemi në vijim", tha Balla.


Video