"Presidenti", Mediu: Nuk propozojmë asnjë kandidat pa pjesën tjetër të opozitës

13 May 2022, 11:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Presidenti", Mediu: Nuk propozojmë asnjë kandidat pa
Fatmir Mediu

Opozita duhet të jetë një e tërë në procesin për zgjedhjen e Presidentit. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Sipas Mediut, opozita fillimisht duhet të nxjerrë një kandidat të përbashkët dhe më pas t'ja paraqesë atë mazhorancës. Mediu nuk beson se të hënën, kur do të mbahet dhe raundi i parë, të ketë kandidatë.

“Qëndrimi ynë ka qenë që opozita të dalë me figurat e veta. Shpresoj që të arrijmë në këtë konsensus opozitar. Si aleance për ndryshim kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët. Unë kam folur dje edhe me Bylykbashin, Bocin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë”,tha ai.

Edhe Mediu ka qenë në të njëjtën linjë me Idrizin dhe është shprehur kundër idesë që presidenti të mos jete figurë politike.

“Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime. Qëndrimi ynë ishte qe ne do të kemi një dakordesi me opozitën për të shkuar të dakordësia me mazhorancën”, u shpreh Fatmir Mediu.


Video