Berisha sfidon Ramën: Nëse je burrë, hajde të ndryshojmë kodin penal për dënimet e kryeministrave

13 May 2022, 12:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha sfidon Ramën: Nëse je burrë, hajde të
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka “sfiduar” kryeministrin Rama duke thënë se është i gatshëm të propozojë në parlament, vendimin që përjashton kryeministrat nga parashkrimi.

"I them sot mos tento të spostosh vëmendjen se do përballesh me revoltë popullore, drejtimi ynë është vetëm një, integrimi në BE. Nuk ka faj asnjë vend në BE nëse ti sillesh si gangster me gazetarët.

Nuk kanë përgjegjësi vendet e Evropës kur ai mban qëndrime si Kim Jong-un ndaj Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij.

Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në parlament, të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi, të ndryshojmë kodin penal.

Ti s’e bën dot këtë! Se nuk e di ç’ke firmos për të mbushur valixhet. Do ti jap një paralajmërim të fortë, nuk mund të luajë me këtë vend. Vasal i Aleksandër Vuçiçit. Le ta provojë po të dojë", tha Berisha.

 


Video