Berisha pyetet nëse do e votonte Nanon president, ja si përgjigjet

13 May 2022, 13:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha pyetet nëse do e votonte Nanon president, ja si përgjigjet
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa është pyetur për faktin nëse do e mbështeste apo jo kandidaturën si president të Fatos Nanos, pohoi se nuk ia vlen që t’i prishet privatësia ish-politikanit socialist.

Në një konferencë për mediat Berisha tha se nuk ia vlen që ta citonin Nanon.

“Nuk ia vlen që t’ia prishës atij privatësinë atij. Lëre se ai është i akomiduar në jetën e tij. Është hedonist mes të tjerash. Më mirë ta lëmë të vazhdojmë atë, mos ta citojmë”, tha ai.

 


Video