Dështuan dy të parët, në 30 maj raundi i tretë për presidentin

24 May 2022, 15:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dështuan dy të parët, në 30 maj raundi i tretë për

Në 30 maj do të jetë raundi i tretë i procesit të votimit të Presidentit të Republikës. Afati i dorëzimit të  dokumentacionit të kandidateve, është të dielën, më datë 29, ora 16:00.

Taulant Balla deklaroi se PS nuk do të propozojë kandidatë më 30 maj. Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj u shpreh se mazhoranca ka si synim të vetëm që të zgjedh vetë Presidentin e vendit.

“Kërkuam një proces të përbashkët ku opozita të mos ishte një mbushëse, u tërhoqën. Duan të shkojnë tek raundi i 4, ne kemi bërë atë që është detyrimi ynë”, tha Alibeaj. Ndërsa kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu këmbënguli edhe sot që opozita të propozojë kandidaturën e saj.

30 Maji u votua si dita e votimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, megjithatë nuk u arrit një dakordësi mes mazhorancës e opozitës. Mesa duket, Presindeti do zgjidhet pas raundit të tretë nga mazhoranca.


Video