Rikthimi i Berishës në krye të PD, reagon Meta: Të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve

23 May 2022, 19:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthimi i Berishës në krye të PD, reagon Meta: Të
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lidhur me rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së, përmes zgjedhjeve të mbajtura nga Komisioni i Rithemelimit më 22 Maj.

I pyetur nga gazetarët kosovarë, teksa ndodhej për vizitë në komunën Junik, kreu i shtetit shqiptar tha shkurtimisht se në demokraci duhet të respektohet vota.

Pyetje: Zoti President, si e vlerësoni zgjedhjen e zotit Sali Berisha Kryetar të Partisë Demokratike?

Meta: Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve!

Vlen të theksohet fakti se Berisha dhe Meta kanë bashkëqeverisur gjatë mandatit 2009-2013, kur ky i fundit ndodhej në krye të LSI-së, teksa edhe sot ruajnë raport të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit edhe në opozitë kur Meta të lërë Presidencën.


Video