Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zgjedhjet që organizoi Komisioni i Rithemelimit për kreun e PD-së nuk pati surpriza, ku Sali Berisha arriti të fitonte me 40.820 vota (93.45% të votave) kundrejt Ibsen Elezit i cili mori vetëm 2352 vota.
Por, me votat që Ibsen Elezi mori në secilën degë, ndodhi një surprizë (nëse mund ta quajmë të tillë. Ai është mbështetur më shumë në degën e Sarandës sesa në atë të Kukësit, ku është vendlindja e tij, ndërkohë që këtë degë e ka drejtuar edhe për disa vite.
Në Sarandë Elezi ka marrë 121 vota nga 486 të mundshme, ndërsa në Kukës 164 nga 882 të mundshme. Pra me një llogaritje të thjeshtë, Ibsen Elezi është mbështetur nga 24.9% e demokratëve në Sarandë, ndërsa në Kukës nga 18.5% e votuesve.