Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.
Deputetja e PD, Oriola Pampuri është përballur këtë të hënë me gazetarët, teksa ishte duke hyrë në sallën e Parlamentit. Ajo është pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse në një moment do e njohë si kryetar të PD, Sali Berishën, i cili u shpall dje me mbi 40 mijë vota sërish në krye të kësaj force politike.
“Nuk mund të ketë një finale kur nuk pranohet nga të gjithë”, theksoi Pampuri.
Pyetja: Do e njihni në një moment të caktuar zotin Berisha si kryetar?
“Unë jam në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishte përgjigja e Pampurit.