Votimi për kreun e PD shtyhet deri në orën 8 të mbrëmjes

22 May 2022, 16:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Votimi për kreun e PD shtyhet deri në orën 8 të
Sali Berisha duke votuar

Për shkak të kërkesave të shumta të ardhura nga degët është shtyrë orari i mbylljes së qendrave të votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Me anë të një njoftimi për mediat, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë të ditur se orari i mbylljes së qendrave të votimit është shtyrë në orën 20:00.

 “Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’”, njofton PD.


Video