Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Belind Këlliçi prej disa ditësh njofton ndjekësit e vet në rrjetet sociale për turin e takimeve me përfaqësues republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai flet për takime me kongresmenë e ish-kongresmenë, ku në postimin e fundit bie në sy përzgjedhja e veshjes.
Deputeti i Rithemelimit njoftoi se është takuar me Kongresmenin Matt Gaetz dhe ish-kongresmenin Ted Yoho dhe poston disa foto nga këto takime.
Në foto, Këlliçi shfaqet me atlete dhe kostum, duke kopjuar stilin e Edi Ramës, që me atletet dhe kostumin u bë i famshëm në takimet që pati në 2014 dhe 2016 me Macron dhe udhëheqës të tjerë të BE-së në kuadër të “Procesit të Berlinit”.


