Zgjedhjet në PD/ Berisha pyetet për vendimin e gjykatës: Nuk ka vendim që mund të ndal këtë mision historik

22 May 2022, 11:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në PD/ Berisha pyetet për vendimin e gjykatës: Nuk ka
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa votoi sot për garën për kreun e ri të PD u shpreh se ky proces është historik për të gjithë shqiptarët.

I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës së Apelit që mund t’i ndryshojë gjërat, Berisha tha se nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

Berisha: Të marrin pjese të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD por për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre te lirë, siaps ndergjegjes së tyre për kandidatin që duan.

Thashë se është historik sepse është një proces që finalizon truimfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse zhvillohet paralel nga një proces mirëfilltë mafioz, antikushtetues, ai i zgjedhjes së presidentit.

Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabtijen dhe dhunimin te vullnetit dhe votes se lirë se shqiptarëve.

Sot në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen.
Nuk ka vendim që mund të ndal këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.


Video