Deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së. Duma u shpreh jashtë ambienteve të Kuvendit se ajo e njeh Berishën si liderin që krijoi PD-në dhe do të respektojë personalitetin e tij. Sipas saj, kanë vendosur demokratët.
Kjo lëvizje e deputetes deputetes Grida Duma duket si një ndryshim 360 gradë më parë kërkonte largimin e Berishës nga partia Demokratike, tani e quan lider.
Cfarë tha deputetja Duma ditën e sotme:
Kanë vendosur demokratët, nuk kam ndonjë koment për këtë.Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi PD-në. Do respektoj personalitetin e tij. Unë kam një mesazh urimi për të, që nga momenti i parë që Sali Berisha, për dinjitetin e tij thotë ai, por unë mendoj për dinjitetin e PD-së, të zgjidhte dhe çështjen gjyqësore për non-gratën. Berisha nuk ka nevojë që ta respektosh thjesht si kryetar. PD do një zgjedhje të madhe drejt të ardhmes, dhe i jam drejtuar gjithmonë qartësisht. Çështja e non-gratës do na jetë një shpatë për zgjerimin e PD-së. Unë jam shfaqur në publik, nuk kërkoj më asnjë post nga PD.
Madje kam dalë dhe kam thënë se nëse PD nga Sali Berisha do konsiderohet si fëmijë e tij, duhet të lihet e lirë. Jo se ka munguar ndonjëherë respekt ndaj figurës së tij. Ai mund të bënte zgjedhje më të mira. Nuk mund të këshilloj Berishën, pasi pesha me të cilën ai i drejtohet demokratëve, është më e madhe. Këtu kemi qenë dhe ju kam thënë se ringritja e PD-së përfshin dhe largimin e Berishës. Janë pjesë të dyja palët. Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë.
Deputetja Grida Duma për Sali Berishën 8 janar:
“Unë nuk doja që të ndodhte, por e prisja që të ndodhte. E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike. Unë e di shumë mirë që kur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qenë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës. Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë institucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh, por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”